×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë përballjet më interesante në top-5 ligat evropiane të futbollit

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 12:14

    Disa sfida interesante na presin sot në top-5 ligat evropiane të futbollit.

    Në Premierligë, Manchester United përballet me Crystal Palace me fillim nga ora 15:00. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Rangnick si trajner i “Djajve të Kuq”.

    Në po të njëjtën orë Norwichi i Milot Rashicës i shkon Tottenhamit të Antonio Contes.

    Në Ligue 1, ndeshja derbi e kësaj jave do të jetë ajo mes Bordeaux dhe Lyon që fillon nga ora 20:45.

    Në Serie A, Lazio i shkon Sampdorias në sfidën që nis nga ora 18:00, kurse nga 20:45 Juventusi e pret Genoan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!