Christian Eriksen duket gjithnjë e më larg Tottenhamit. Mesfushori i “Spurs”-ave nuk e ka rinovuar kontratën e tij me klubin londinez, kështu që në verë largimi i tij është i pashmangshëm.
Një gjë e tillë do të penalizonte se tepërmi edhe Tottenhamin, pasi do të humbiste shërbimet e danezit pa përfituar asnjë qindarkë.
Në garë për të janë Real Madridi, Juventusi, por edhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” duket se do të tentojnë transferimin e tij që në muajin janar, duke ofruar një shumë të konsiderueshme, që ndoshta do t’i shtynte drejtuesit e Tottenahmit të pranonin.
Për ta bërë të mundur një gjë të tillë, United po mendon shitjen e Paul Pogbasë. Për këtë të fundit ofertat janë të shumta. Nga ana tjetër, një largimi i mundshëm nga Londra duket se do t’i shërbejë vetë mesfushorit danez, pasi që prej 3 nëntorit ai nuk luan titullar.
Në njërën anë është aspekti ekonomik, që do të bënte të mundur pasurimin e llogarisë së Tottenhamit me një shumë të konsiderueshme, dhe, në anën tjetër, vetë Eriksen do ta ndihmonte shumë largimi, pasi duket se aty çdo gjë ka marrë fund në marrëdhënien e tij me klubit.SS
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.