E gjithë bota u shoku nga lajmi për vdekjen tragjike të legjendës së Basketbollit në NBA, Kobe Bryant.
Kobe, vajza e tij dhe 7 pjesëtarë të tjerë në ekuipazhin e helikopterit, humbën jetën tragjikisht mëngjesin e së dielës, shkruan Reporteri.net.
Vepra e tij që la pas, do të kujtohet gjithmonë nga dashamirët e sportit dhe Basketbollit.
Me vite të tëra gjatë karrierës së tij u konsiderua si një prej basketbollistëve më të mirë të NBA-së.
Kobe, la pas vetes rekorde të “frikshme” dhe ndoshta të pathyeshme nga basketbollistët aktual.
33.643 pikë të shënuara, i katërti në renditjen e përgjithshme (pasi e kaloi LeBron Jamesin)
20 sezone në NBA, të gjitha me Los Angeles Lakersin
5 tituj të NBA
2 çmime MVP në finale të NBA Finals
1 çmim nderi MVP për sezonin e rregullt në NBA (2008)
18 herë ishte në All-Star të NBA-së
15 herë është përfshirë në ekipin All-NBA
12 herë është përfshirë në ekipin mbrojtës të NBA
2 medalje olimpike për ekipin e SHBA-së
81 pikë të shënuara në një ndeshje (më 22 janar 2006 kundër Toronto Raptorsit). Vendin e dytë për më së shumti pikë në një ndeshje (Wilt Chamberlain e mban rekordin me 100 pikë të shënuara në vitin 1962)
60 pikë i shënoi në mbrëmjen finale të karrierës së tij
2 numra të pensionuar nga LA Lakersi (8 dhe 24)./Reporteri.net/