×
  • Sport
  • Sport

    Kilian lojtari i parë me coronavirus në Bundesliga, sot testohet edhe mesfushori shqiptar

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 8:42

    Është regjistruar rasti i parë pozitiv me coronavirus në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.


    Skuadra e rikthyer këtë edicion në Bundesliga, Paderborn ka konfirmuar se lojtari i tyre Luca Kilian ka dalë pozitiv pas testeve të bëra.

    Fillimisht në klubin gjerman dyshonin se trajneri i ekipit të parë Steffen Baumgart është pozitiv, por tekniku gjerman pas testeve ka rezultuar fatmirësisht negativ.

    Por fatin e trajnerit nuk e ka pasur talenti gjerman Kilian, i cili ka rezultuar pozitiv me pandeminë Covid-19.

    Paderborn ka konfirmuar se ylli i tyre fatmirësisht nuk ka pasur edhe shumë kontakte së fundmi pasi ka qenë i lënduar dhe tani është izoluar.

    Gjithsesi klubi zikaltër ka njoftuar se gjatë ditës së sotme e gjithë skuadra do të bëjë testet për të parë nëse janë infektuar.

    Kujtojmë që në këtë skuadër luan edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula i cili është ndër lojtarët kryesor të Paderbornit.

    Ashtu si pjesa tjetër e skuadrës edhe Gjasula do t’i nënshtrohet testeve për të parë nëse është infektuar me këtë virus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!