×
  • Sport
  • Sport

    Kjo do të jetë e ardhmja e Salah tek Liverpooli

    Reporteri
    05 Prill 2022 | 15:33

    Ka disa muaj që kanë nisur negociatat në mes sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah si dhe drejtuesve të Liverpoolit, përcjell Reporteri.net.

    Në bazë të asaj çfarë kishte raportuar mediumi “The Sun”, njëherë Salah nuk ishte pajtuar me kushtet të cilat ia kishin ofruar Reds.

    Por, së fundmi është raportuar se ylli egjiptian është afër rinovimin me Liverpoolin.

    Këtë e ka konfirmuar ministri egjiptian i sportit, i cili ka dhënë detaje për një bisedë me yllin e Liverpoolit.

    Ministri Ashraf Sohbi tani ka supozuar se e ka përforcuar këtë ide, pasi Egjipti, i udhëhequr nga Carlos Queiroz, nuk arriti të kualifikohej në Botërorin e Katarit, duke humbur sërish ndaj Senegalit, por Salah e hodhi poshtë këshillën.

    “Isha me Salah pas ndeshjes me Senegalin dhe i thashë që ta linte eliminimin pas shpine dhe të qëndronte i fokusuar në punën e tij. I thashë të kalojë në një klub tjetër, por rruga e tij do të jetë rinovimi me Liverpool. Ka fushata për ta denigruar atë, por unë i thashë të mos u kushtonte vëmendje atyre”, tha ai për një radio egjiptiane.

    Ndërkaq, Salah ka një kontratë me Liverpoolin afërësisht një vlere rreth 400,000 £ (479,000 €) në javë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!