×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është këngëtarja e cila do të performojë sonte gjatë ndeshjes në stadiumin “Air Albania”

    Reporteri
    20 Nëntor 2023 | 21:30

    Shqipëri-Ishujt Faroe luhet sot në 20:45 në “Air Albania”, për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E.

    Tanimë të kualifikuar për në fazën finale të “Gjermani 2024”, mbrëmja e sotme do jetë festive për 22 mijë shqiptarët në stadium.

    Ndërkohë që është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.

    Në pushimin mes pjesëve do ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes burime ekskluzive për “Iconstyle” bëjnë me dije se do jetë e ftuar edhe këngëtarja Juliana Pasha.

    Gjithashtu lojtarët do dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!