Nga bota e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez është njëri prej çifteve më të popullarizuara dhe të njohura në botë, transmeton Reporteri.net.
Ronaldo e gruaja e tij ndiqen nga miliona ndjekës në rrjetet sociale
Përveç kësaj çifti i famshëm janë nga ata që përfitojnë nga reklamat dhe kampanjat e ndryshme.
Për gruan e Ronaldos raportohet se i merr në total 8 mijë euro nga brendet e ndryshme për t’ua reklamuar dhe promovuar produktet.
Siç raporton “Viva La Vida”, ylli i United ia transferon në bankë të dashurës së tij Georgina nga 100 mijë euro çdo muaj.
Georgina është ajo që kujdeset për fëmijët thuajse gjatë tërë kohës, duke e pasur parasysh se futbollisti 37 vjeçar ka angazhime të shumta dhe e ka orarin e ngjeshur.
Ndërkaq, paga e yllit portugez tek Manchester United arrinë deri në dhjetëra miliona euro në muaj, nga rroga në Manchester United dhe nga marketingu.
Foto:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.