Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri e ka nisur për mrekulli aventurën e tij në kampionatin francez, me skuadrën e Lyonit.
Shaqiri dhuroi një asist dje në fitoren e gjigantit francez me rezultatin 3:1 kundër Strassbourgit, shkruan Reporteri.net
Ai asistoi për golin e dytë të vendësve. Ish ylli i Liverpoolit e nisi ndeshjen nga minuta e parë sonte.
Ishte minuta e 64-të kur Xherdan Shaqiri asistoi për Jason Denayer, që realizoi për 2-0.
Kur, Shaqiri arrit te rivënja nga këndi, ku edhe e bëri asistimin e tij për gol, tifozët e Lyonit thirrshin emrin e tij.
Kjo video u kap nga xhirime amatore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.