×
  • Sport
  • Sport

    “Pep është trajneri më i mirë në botë”, Klopp dhe Guardiola me fjalë të mira për njëri tjetrin

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 17:38

    Manchester City do të përballet me Liverpool të dielën, ku do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për titullin e Ligës Premier, përcjell Reporteri.net.

    Ndërsa, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Manchester Cityt të dielën.

    Trajneri gjerman deklaroi se trajneri i Cityt, Pep Guardiola është më i miri në botë.

    “Pep është trajneri më i mirë në botë. Mendoj se të gjithë duhet të pajtohemi për këtë”, tha ai në konferencën para ndeshjes.

    Lidhur me këtë, tani ka reaguar Pep Guardiola, i cili tha se nuk është trajneri më i mirë në botë.

    “Unë nuk u bëra menaxher për të qenë më i miri. Une nuk jam. Faleminderit shumë, por unë nuk jam. Do të doja të thoja se jam më i miri, por nuk jam”, u shpreh Guardiola.

    Manchester City është një pikë para Liverpoolit në renditjen tabelare, kur kanë mbetur edhe tetë xhiro der në përfundim të sezonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!