Klubi i Nice raportohet se është shprehur i gatshëm ta lejojë largimin e Jean-Clair Todibos për vetëm 40 milionë funte gjatë verës, duke alarmuar klubet angleze si Manchester United dhe Tottenham Hotspur.
Ani pse nuk është ftuar nga Didier Deschamps për Francën, mbrojtësi me formën e tij këtë sezon ka joshur interesimin e disa klubeve.
Todibo ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon, duke formuar partneritet të fuqishëm me veteranin brazilian, Dante.
Klubi francez ka pësuar vetëm 20 gola në 26 ndeshjet në ligë.
Sipas talkSport, Nice ka treguar çmimin për Tobidon dhe ky çmim ka joshur interesimin për 24-vjeçarin.
Manchester Unitedi mbetet favorit për transferimin e tij dhe që prej sezonit të kaluar kishte shprehur interesim për të.
Edhe pronari i ri i klubit anglez, Sir Jim Ratcliffe ka aksione në Nice dhe e kishte transferuar mbrojtësin nga Barcelona para tre vjetësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.