×
  • Sport
  • Sport

    Klubi i Gjilanit reagon për sulmin ndaj Frashërit, por nuk dënon sulmin e tifozëve të këtij klubi

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 17:30

    Sot është ndërprerë ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit pas një sulmi qyqar që tifozët vendas i bën portierit Stivi Frashëri, përcjell Reporteri.net.

    Porteri i Ballkanit u sulmua pasiqë skuadra e Gjilanit shënuan me portierin e tyre nga goditja e këndit në minutat shtesë të ndeshjes.

    E, Frashëri u dërgua pa ndjenja në spitalin e Gjilanit pasi u sulmua me grushte e shqelma nga disa tifozë vendas.

    E, kanë reaguar me anë të një postimi në Facebook edhe nga klubi i Gjilanit për ndërprerjen e ndeshjes, por në njoftim nuk thuhet se dënohet ky sulm i tifozëve të këtij klubi karshi porterit mysafir.

     

    Në komunikatën e Gjilanit shkruan vetëm se ndeshja u ndërpre nga gjyqtari Genc Nuza pa dhënë arsyen e ndërprerjes së ndeshjes dhe nuk e dënuan fare sulmin që i është bërë portierit mysafirë.

    Postimi i plotë:

    ZYRTARE: Ndërpritet ndeshja Gjilani – Ballkani

    Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë me vendim final të gjyqtarit kryesor Genc Nuza në minutat shtesë të takimit (1-1).

    Klubi pret vendimin përfundimtar nga Komisioni i Garave.

    Zyrja për informim

    3 Prill, 2022

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!