Kryetari i Estudiantes, legjenda Juan Sebastian Veron ka konfirmuar se klubi është i interesuar të nënshkruajë me ish-kapitenin e Barcelonës, Andres Iniesta.
Diario Sport javën e kaluar citoi Nicolas Latini, një gazetar që punonte në TNT Sports, duke thënë se Iniesta është në plan të nënshkruajë me ekipin argjentinase, ndërsa sot ka ardhur një konfirmim i ri.
“Sot ne nuk mund të themi se ka një bisedim, por ka biseda”, citohet të ketë thënë Veron për ESPN.
Iniesta i dha fund 22 viteve të shërbimit te Barça në verën e vitit 2018, pasi ai u bashkua me skuadrën nga J-League, Vissel Kobe dhe që luajti për klubin japonez që nga ajo kohë.
Estudiantes trajnohen nga Gabriel Milito, një ish-mbrojtës qendror që përfaqësoi Barcelonën gjatë karrierës së tij si lojtar, transmeton telegrafi.
Në të vërtetë, lidhjet u bën më të forta në fillim të këtij viti kur ish-mbrojtësi i Barça, Javier Mascherano u nënshkrua nga Milito pasi kontrata e tij me ekipin kinez të Super League, Hebei China Fortune, skadoi.
Mascherano shënoi një gol në 334 paraqitje për gjigantët katalunas në mes të viteve 2010 dhe 2018 dhe ai bëri 147 paraqitje për kombin e tij.
Iniesta fitoi një bollëk medaljesh në Barcelona përfshirë nëntë tituj të La Ligës dhe katër të Ligës së Kampionëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.