×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës shënon rritje të madhe në ranglistën e FIFA-s

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 10:54

    Kombëtarja e Kosovës ka shënuar ngritje në ranglistën e FIFA-s.


    Kjo, ngritje është më e larta që nga pranimi i Kosovës në FIFA e UEFA, shkruan Reporteri.net.

    Kombëtarja jonë nga publikimi i fundit i renditjeve ishte në vendin e 115, por me fitoren ndaj Gjeorgjisë në udhëtim dhe barazimit me Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët janë ngritur për gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s, duke dalë në vendin 109 në botë me 1176.28 pikë.

    Kjo është ngritja më e madhe ndonjëherë për kombëtaren e Kosovës dhe ndeshjet e tetorit mund të jenë një mundësi e mirë për të shënuar progres edhe më të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!