Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vijuar sipas programit seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore për finalet e “Euro 2024” që po zhvillohet në Stegersbach të Austrisë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Amir Abrashi është bashkuar me grupin sot në stërvitje dhe ka punuar me ngarkesa më të ulëta në këtë ditë të parë.
Gjendja e grupit është e mirë dhe aktualisht nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Siç është bërë me dije me parë, mbrojtësi Berat Gjimshiti është i fundit që i bashkohet grupit në Austri më datë 3 qershor.
Kjo ishte seanca e fundit stërvitore para miqësores me Lihtenshtejnit që do të luhet më 3 qershor në stadiumin “Haladas Sportcomplex” të Hungarisë, me kuqezinjtë që do të rikthehen sërish në bazën stërvitore pas kësaj sfide për të vijuar me përgatitjet.
💪 Djemtë i dhanë dorën e fundit përgatitjeve para ⚽ 🤝 miqësores kundër Lihtenshtejnit. Amir Abrashi u bashkua me skuadrën.
🇦🇱 Shqipëri-Lihtenshtejn 🇱🇮
📆 3 qershor, 20:00, 🏟️ “Haladas SportKomplexum”, 📍 Hungari🎟️ Biletat mund t’i blini në 𝐣𝐞𝐠𝐲𝐦𝐞𝐬𝐭𝐞𝐫.𝐡𝐮 pic.twitter.com/7tmBSUSKAm
— FSHF (@FSHForg) June 2, 2024
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.