×
  • Sport
  • Sport

    Komentatori qanë në emision pas humbjes së Kombëtares së tij

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 15:39

    Me humbjen ndaj Irlandës së Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, dështuan t’i afroheshin kualifikimit për në Kampionatin Evropian.


    Skuadra e Dusan Bajevi, kaloi në epërsi në minutën e 13’, por Nial McGinn barazoi në 1:1 rezultatin në minutën e 53’, me Irlandën e Veriut që festuan në fund, duke fituar pas ekzekutimit të penalltive.

    Kjo humbje shkaktoi trishtim të madh në Bosnje, dhe një nga ata që nuk arritën të kontrollojnë emocionet ishte edhe komentatori i famshëm, Marjan Mijalovic.

    Ai ishte i dëshpëruar pas ndeshjes, duke qarë pas humbjes.

    Ishte mysafiri i tij në studio, Adnan Corbo, një ish trajner i ekipeve të reja të Bosnjës, që tentoi ta ngushëllonte atë, por dështoi. Sidoqoftë, Mijajlovic gjeti forcën për të vazhduar.

    “Unë ju kërkoj falje të gjithë ndjekësve të mi, por le të jemi profesionist deri në fund”, tha ai i dëshpëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!