Liverpooli ka barazuar 2-2 me Shrewsbury në kuadër të rundit të katërt të FA Cup
Jurgen Klopp në këtë ndeshje nuk hyri me formacionin më të mirë të mundshëm, pasi pushoi yjet e skuadrës, shkruan Reporteri.net
‘Të Kuqtë’ kishin epërsinë e dy golave, por që Shrewsbury arriti që ta barazonte më pas rezultatin.
Curtis Jones shënoi i pari në minutën e 15-të, ndërkaq Love realizoi më pas në portën e vetë në minutën e 46-të.
Level at full-time. Up next, replay at Anfield.#LFC | #EmiratesFACup https://t.co/m3cF7YEA7w
— Liverpool FC (@LFC) January 26, 2020
Cummings në minutën 65-të dhe 75-të shënoi dy gola për ta barazuar rezultatin.
Kështu, tani do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër mes këtyre skuadrave, kësaj radhe në Anfield. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.