×
  • Sport
  • Sport / Foto

    Kosova mban stërvitje: Mungon Zhegrova, lëndohet Amir Rrahmani

    Reporteri
    01 Qershor 2024 | 14:06

    Dardanët e kanë mbajtur seancën e tretë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit për miqësoren e qershorit kundër Norvegjisë.

    Përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar të përqendrohet në aspektin taktik, duke punuar intensivisht në fazën e sulmit e mbrojtjes si dhe në tranzicionin e këtyre dy fazave gjatë lojës.

    Në këtë stërvitje ka munguar Edon Zhegrova, kurse është lënduar kapiteni Amir Rrahmani, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i FFK-së:

    ⚽️Dardanët e kanë mbajtur seancën e tretë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit për miqësoren e qershorit kundër Norvegjisë.

    ✅Përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar të përqendrohet në aspektin taktik, duke punuar intensivisht në fazën e sulmit e mbrojtjes si dhe në tranzicionin e këtyre dy fazave gjatë lojës.

    ❎Në stërvitje për shkak të një shqetësimi të vogël ka munguar Edon Zhegrova, derisa stërvitjen para kohe e ka ndërprerë edhe kapiteni Amir Rrahmani, në konsultim me stafin mjekësor, pasi ka ndjerë shqetësim të vogël.

    🏃‍♂Stërvitjen e radhës Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00.



     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!