×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U-17 e pafat, pëson humbje nga Sllovenia

    Reporteri
    12 Tetor 2019 | 15:46

    Kosova U-17 ka pësuar humbje nga Sllovenia U-17 me rezultat 2-0


    Kombëtarja U-17 që ditë më parë mori rezultat pozitiv duke barazuar 1-1 me kampionen aktuale të Evropës Holandën, sot është mposhtur nga Sllovenia, shkruan Reporteri.net

    Benjamin Sesko në minutën e 12-të dhe Domen Zajsek në minutën e 86-të shënuan për fitoren e sllovenëve.

    Ndërsa, Kosova U-17 gjatë këtij takimi kishte rastet e veta, por nuk arriti që të shënonte në portën e sllovenëve.

    Kosova U-17 është në Grupin 12-të me një pikë, ndërsa Uellsi U17 ka tri, aq sa ka tani edhe Sllovenia, ndërsa ‘Tulipanët’ janë me një, por me një ndeshje më pak, gjersa ky kampionat do të zhvillohet në vitin 2020 në Estoni./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!