×
  • Sport
  • Sport

    Kosova U-21 e pret sonte Austrinë në Fadil Vokrri

    Reporteri
    09 Tetor 2020 | 11:30

    Kosova U-21 rikthehet në aksion, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2021.


    ‘Dardanët’ e rinj në ‘Fadil Vokrri’ presin Austrinë, në ndeshjen që fillon sonte nga ora 19:00.

    Në ndeshjen e parë në Austri, Kosova është mundur 4:0.

    Pas gjashtë ndeshjeve, Kosova ka vetëm gjashtë pikë, duke u renditur në vendin e pestë në grup, dhe në katër ndeshjet e fundit, numëron katër humbje.

    Në anën tjetër, Austria renditet në vendin e dytë, pozitë që ndihmon Play Off.

    Lista e trajnerit Rafet Prekazi për ndeshjet e tetorit te Kosova U21.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!