Liverpooli sonte fitoi me rezultat 2-1 kundër Tottenhamit në kuadër të javës së 13-të në Premier Ligë
E këtë ndeshje si duket me vëmendje të plotë e ka shikuar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili njihet si tifoz i flaktë i Liverpoolit, shkruan Reporteri.net
Kryeministri Hoti ka postuar një fotografi në Facebook, por kësaj radhe pa lënë ndonjë mbishkrim në të, vetëm ka publikuar një foto të Liverpoolit ku shihet edhe rezultat 2-1.
Ndryshe, Liverpooli tani është lider i Premier Ligës me 28 pikë, tre më shumë se Tottenhami që ka 25 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.