Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka reaguar pas sulmit të tifozëve të skuadrës të Superligës së Kosovës, SC Gjilani, të cilët e sulmuan fizikisht portierin e skuadrës së Ballkanit, shkruan Reporteri.net.
Me anë të një postimi në Facebook i pari i Komunës së Gjilanit ka thënë se sot në Gjilan po luhet ndeshja më e mirë e sezonit nga Gjilani.
Tutje, ai ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj Frashërit si dhe këtij të fundit i ka uruar shërim të shpejtë.
Postimi i plotë i Hysenit:
Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.
Shpreh keqardhjen time për këtë që ndodhi sot në Gjilan dhe Frashërit i uroj shërim të shpejtë.
Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.