Marash Kumbulla mezi e pret përballjen me Uellsin.
Shqipëria do të luajë të shtunën miqësoren e parë për qershor dhe do të jetë Uellsi i Gareth Bale që do të ketë punë me Kombëtaren shqiptare.
Kumbulla i Romës, në një intervistë për Goal, ka deklaruar se kjo sfidë do ta ndihmojë atë dhe Shqipërinë në përgjithësi që të rritet.
“Jam shumë i ngazëllyer. Uellsi ka shumë lojtarë të talentuar dhe është ndeshje që do ta ndihmojë Shqipërinë që të rritet”, ka thënë Kumbulla për Goal.
“Po pres vërtet që të përballem me Bale-n. Jam gjithmonë i ngazëllyer që të luaj kundër kampionëve të mëdhenj sepse më ndihmon që të fitoj më shumë përvojë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.