×
  • Sport
  • Sport

    Kumbulla shënon në fitoren e Romës në miqësore

    Reporteri
    18 Korrik 2021 | 23:40

    Roma fiton edhe ndeshjen e dytë përgatitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.


    Pas suksesit të thellë 10-0 ndaj Montecatini, të enjten, verdhekuqtë triumfuan këtë të diel 2-0 përballë Ternanës, skuadër e Serisë B.

    Golin e parë të skuadrës së Mourinhos e shënoi Carles Perez në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi me kokë Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare.

    Pellegrini, Veretout dhe Calafiori ende nuk janë nën urdhrat e Mourinhos, ndërsa Karsdorp, El Shaarawy dhe Dzeko u rikthyen në fushë. Boshnjaku, i aktivizuar në pjesën e dytë mori shiritin e kapitenit në mungesë të Pellegrinit.

    Sidoqoftë, ishte diçka që nuk ndodhte që nga derbi i 15 janarit 2021. Pas eliminimit nga Spezia në Kupën e Italisë, në fakt, Dzeko u përjashtua nga skuadra dhe u ndëshkua nga Fonseca i cili, në marrëveshje me klubin, zbriti në hierarki kapitenin boshnjak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!