Tashmë ka përfunduar takimi i çerekfinales në Kupën e Italisë, ndërmjet Napolit dhe Lazios, duel ky që u zhvillua me tensione të shumta.
Goli u shënua herët qysh në minutën e 2’të të takimit, ku Insigne u gjetë mirë në zonë dhe dërgoi Napolin në epërsi, gol ky që ishte vendimtar për takimin e natës së sotme, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa, në këtë ndeshje kishte edhe karton të kuq, sëpari u ndëshkua Hysaj në minutën e 18’të të takimit, pas një ndërhyrje të tmerrshme në lojtarin e Lazios, por nuk kaluan as 5 minuta erdhi edhe kartoni i dytë i kuq, kësaj radhe për Lucas Leivan e Lazios.
Pra, takimi i çerekfinale së Kupës së Italisë u mbyll në 1:0./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.