×
  • Sport
  • Sport

    Kupa e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, serbët plasin nga inati: Skandal që trondit Ballkanin

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 11:55

    Këto ditë, i pari i FFK-së, Agim Ademi ka dhënë idenë për një Kupë të përbashkët me Shqipërinë, Kupë e cila do të quhej “Nëna Terezë”


    Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer fare Serbisë dhe mediat atje kanë thënë se vetëm ideja që të bëhet kjo Kupë është një skandal për Ballkanin, shkruan Reporteri.net

    “Skandali trondit Ballkanin! Shqipëria bën një kompeticion të ri garues me klubet nga Kosova dhe kërkojnë një vend në garat europiane”, shkruan media serbe “Kurir.rs”.

    Kujtojmë që FFK dhe FSHF kanë bërë një kërkesë në UEFA që në rast të krijimit të kësaj Kupe, atëherë fituesi i saj të merr pjesë në garat evropiane.

    Një gjë e tillë do të ishte shumë e mirë si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, ani pse do të ketë në vazhdimësi reagime të ashpra nga shteti fqinj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!