Ngjyrat kuqezi nuk do të përhapeshin aq shumë në mbarë Evropën po të mos ishte tifogrupi i famshëm i kombëtares së Shqipërisë “Tifozat Kuq e Zi”.
Dita e sotme shënon një ngjarje të veçantë jo vetëm për anëtarët e këtij tifogrupi, por dhe për çdo shqiptar.
16 vite më parë u themelua ky tifogrup duke shoqëruar në mënyrë të pandërprerë në çdo rrugëtim, në çdo aventurë skuadrën kombëtare të Shqipërisë.
Për shkak të angazhimit me ndihmat e familjeve të prekura nga tërmeti katastrofal i 26 nëntorit, aktiviteti për festimin e përvjetorit të 16-të të themelimit të “TKZ” do të shtyhet në një datë tjetër.
Ky tifogrup bëri të famshme shprehjen “O sa mirë me qen shqiptar!”, e cila vazhdon të dëgjohet në shumë prej stadiumeve të huaja në çdo takim të kombëtares sonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.