×
  • Sport
  • Sport

    Kur pritet të kompletohet transferimi i Granit Xhakës te Hertha e Berlinit?

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 13:00

    Hertha Berlin vazhdon të insistojë për transferimin e Granit Xhakës.


    Sipas ‘Daily Mail’, skuadra gjermane janë optimistë se mund të arrijnë një marrëveshje me Arsenal për të nënshkruar me Granit Xhakën deri në fundin e javës së ardhshme.

    Xhaka raportohet të ketë rënë dakord për kushtet personale me Herthan, dhe dëshiron të largohet nga ‘Emirates Stadium’ kur të hapet afati kalimtar i janarit.

    Lojtari ka prishur raportet me tifozët në muajin nëntor gjatë ndeshjes me Crystal Palace.

    Kujtojmë se Xhaka te Arsenal është transferuar në verën e vitit 2016 nga Borussia Monchengladbach.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!