×
  • Sport
  • Sport

    Kush ka më shumë kartonë të kuq në karrierë: Messi apo Ronaldo?

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 10:28

    Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo shkojnë fytas pak a shumë kur bëhet fjalë për statistika, gola, Topa të Artë e kështu më radhë – por disiplina është një fushë ku ata nuk mund të krahasohen.


    Kapiteni i Barcelonës Messi dhe ylli i Juventusit Ronaldo janë garues të egër dhe të dy njihen për humbjen e toruas kur ngacmohen nga kundërshtarët apo vërtet kur gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës së tyre në fushë, transmeton Gazeta Express.

    Messi ishte ndëshkuar me karton të kuq në fitoren e Argjentinës për vendin e tretë në Kupën e Amerikës 2019 kundër Kilit, pas një konfrontimi me Gary Medelin.

    Ajo ishte hera e parë që Messi u skuq pas 14 vjetëve. Dhe pas dy vjetëve, ndodhi përsëri, këtë herë në fanellën e Barcelonës. Në fakt, ky ishte kartoni i parë i kuq për argjentinasin si lojtar i Barçës.
    Ronaldo është ndëshkuar shumë më shpesh se Messi, megjithatë.

    Kartoni i parë i kuq për Messin erdhi në vitin 2005, në një ndeshje miqësore në të cilën debutoi për Argjentinën kundër Hungarisë.

    Në përgjithësi, Messi është ndëshkuar tri herë në karrierë.

    Ronaldo është ndëshkuar me karton të kuq plot 11 herë gjatë karrierës së tij me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

    Kartonët e kuq të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit gjatë karrierës:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!