Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprer në minutat shtesë të takimit(90+5), pas një incidenti në fushën e lojës.
Skuadra e Gjilanit gjeti golin e barazimin në mënyrën më dramatike të mundshme, përmes portierit – Enea Koliçi, në minutën e 90+5.
Por, festa nuk zgjati shumë, pasi që portieri i Ballkanit – Stivi Frashëri, u sulmua nga tigozët vendas.
Pas golit të Koliçit, disa prej tifozëve të pranishëm në stadiumin e qytetit në Gjilan, hynë brenda në fushë për të festuar golin e barazimit, por nga ky rast e pësoi portieri i skuadrës mysafire, pasi që u sulmua në mënyrë brutale nga dy tifozë të Gjilanit.
Frashëri kapet për fyti dhe shkelmohet, pamjet kur Stivi u lëndua
Pas këtij sulmi brutal, portieri i Ballkanit është dërguar në spital, ku edhe gjendja e tij ende nuk dihet.
Pas këtij incidenti të tmerrshëm për futboolin tonë, ndeshja është suspenduar, deri në një njoftim zyrtarë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Sipas, rregullores disiplinore të FFK-së, Neni 54, pika (e): në raste të rënda (goditje shqelmime me duar dhe këmbë apo me gjësende të forta) dhe kur ka lëndime fizike – dënimi prej; katër (4) deri në (ndeshje mos zhvillimi në fushën e vet.
Ndërkaq, ende nuk ka ndonjë reagim nga FFK-ja/IS/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.