Liverpooli i Jurgen Klopp fiton një tjetër trofe. Pas Champions League dhe Superkupës së Europës, The Reds bëjnë të tyren për herë të parë në historinë e klubit edhe trofeun e Botërorit të Klubeve.
Liverpooli u hakmor ndaj Flamengos për humbjen në Kupën Interkontinentale në vitin 1978, pasi në Doha të Katarit, në finalen e Botërorit të Klubeve iu fal një goli të Roberto Firminos për të mposhtur me rezultatin 1-0, brazilianët e Flamengos pas kohës shtesë.
Ashtu si ndaj Monterrey kur shënoi në fund, Firmino u bë sërish deçiziv duke ndëshkuar bashkëkombasit e tij me një gol në minutën e 99-të që i dha trofeun Liverpoolit.
Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë që fraksioni i dytë ishte disi më i mirë për Liverpoolin që iu afrua golit në disa raste por e gjeti atë vetëm në shtesë, për t’u ngjitur në majën e botës.
Liverpool FC – the biggest club in England.
? 18 League Championships
? 7 FA Cups
? 8 League Cups
? 6 European Cup/Champions League
? 3 UEFA Cups
? 4 UEFA Super Cups
? 1 FIFA Club World Cup— 6 (@lfc_allting) December 21, 2019