×
  • Sport
  • Sport

    Ky është plani fantastik për rinovimin e stadiumit Fadil Vokrri

    Reporteri
    24 Tetor 2019 | 15:43

    Një nga ‘problemet’ më të mëdha për ndeshjet e kombëtares së Kosovës është padyshim stadiumi – pasi kapaciteti i “tempullit” në kryeqytet nuk po i “zë” tifozët e shumtë që po kërkojnë bileta.


    Megjithatë, ky problem nuk është i pazgjidhshëm, pasi planet për t’i rahatuar tifozët veç se kanë filluar.

    Të shumtë ishin personat nga sporti që reaguan kundër stadiumit nacional – i cili mund të kushtojë deri në 60 milionë euro dhe është jashtë qytetit, konkretisht në Bërnicë.

    Por, një plan tjetër më i realizueshëm mund të ndodhë, e i cili është rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri”.

    Stadiumi i vetëm i cili i plotëson kushtet për një ndeshje të UEFA-s është pikërisht “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic

    Rinovimi i stadiumit “Fadil Vokrri” dhe shtimi i ulëseve mund të bëhet në të ardhmen e afërt.

    Presidenti i FC Prishtinës, klubi i cili zhvillon ndeshjet në këtë stadium, ka propozuar një plan mjaft atraktiv për të rindërtuar stadiumin.

    Ejupi ka propozuar një plan për të rinovuar stadiumin dhe për të shtuar ulëse në anën veriore, jugore dhe në lindje të këtij stadiumi.

    Ai është duke u angazhuar për të kontraktuar një kompani gjermane për të filluar këtë rinovim.

    Plani është që pas rinovimit ky stadium të arrijë kapacitetin e rreth 20 mijë ulëseve.

    Ky rinovim bëhet me qellim se interesimi i tifozëve është i madh për ndeshje dhe për shkak të atmosferës – qe të jete më jashtëzakonshme dhe më e zhurmshme.

    Më poshtë keni fotografitë se si mund të duket stadiumi “Fadil Vokrri” pas rinovimit, në rast se ky plan aprovohet dhe realizohet.


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!