×
  • Sport
  • Sport

    Ky kosovar nuk është normal: Dha 8 gola për 1 ndeshje me Zvicrën

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 18:04

    Qendërsulmuesi kosovar i Zvicrës U19, Lorent Tolaj, ka realizuar tetë gola në fitoren e kësaj përfaqësueseje ndaj Gjibraltarit në kualifikimet për Euro 2020.


    18-vjeçari shënoi tetë golat në fitoren 16:1 në Grupin 10 kualifikues. Ai po ashtu asistoi në një tjetër gol.

    Te Zvicra edhe Orges Bunjaku shënoi hat-trick. Ai asistoi në katër gola të tjerë.

    Pas tri ndeshjeve, Zvicra ka gjashtë pikë në pozitën e dytë, pas Austrisë që prin me nëntë pikë.

    Sulmuesi i Brightonit po shkëlqen këtë edicion edhe te skuadra në Angli. Në tetë paraqitje për ekipin e të rinjve, ai ka shënuar nëntë gola e ka asistuar tre herë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!