×
  • Sport
  • Sport

    Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës për Tyson Fury

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 8:16

    Tyson Fury ka gjasa se do të përballet me rivalin britanik të peshave të rënda Dillian Whyte në ndeshjen e tij të radhës pasi mundi Deontay Wilder për herë të dytë.

    ‘Gypsy King’ mundi Deontay Wilderme K.O në raundin e 11’të në Las Vegas mbrëmë për të mbrojtur titullin e tij në peshën e rëndë.

    Sikur Anthony Joshua të mos kishte humbur ndaj Oleksandr Usyk muajin e kaluar, Fury tani do t’i kishte 30 ditë kohë për të negociuar një luftë të padiskutueshme për titullin botëror.

    Por në vend të kësaj Joshua do të ketë një rimeç me Usyk vitin e ardhshëm, duke ia hapur rrugën Whyte që më në fund të përballen me bashkëkombasin e tij, Tyson Fury.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!