×
  • Sport
  • Sport

    Lajme aspak të mira për dyshen kosovare të Reims

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 19:16

    Valon Berisha dhe Arbër Zeneli nuk do të luajnë në ndeshjen e nesërme kundër Brest


    Reims nesër përballet me Brestin në ndeshjen e radhës në kampionatin francez, Ligue 1, shkruan Reporteri.net

    Në këtë takim Reims nuk mund të llogarit në dyshen kosovare, Berisha dhe Zeneli, të cilët janë të lënduar.

    Berisha ishte i lënduar edhe në ndeshjet e kaluara, derisa tani një lëndim e ka pësuar edhe Zeneli.

    Kështu, nesër Reims do të duhet që të luajë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm të skuadrës.

    Ndryshe, Reims aktualisht është në vendin e 15-të me 21 pikë pas 20 ndeshjeve të luajtura deri tani. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!