×
  • Sport
  • Sport

    Lajmërohet gruaja që e ushqente Ronaldon me hamburgera – tregon se çka do t’i thotë portugezit në darkë

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 11:05

    Paula Leca ka thënë se ishte ajo që i kishte ofruar hamburgera Cristiano Ronaldos, në kohën kur ky ishte fëmijë


    Cristiano Ronaldo tregoi detaje të ndryshme për jetën dhe karrierën e tij në intervistën e fundit për ITV, shkruan Reporteri.

    Ylli portugez kishte treguar se si një grua me emrin Edna dhe dy vajza tjera i kishin dhënë atij dhe shokëve të tij hamburgera.

    “Ne ishim pak të uritur. Kishim një “McDonald” ngjitur me stadiumin, trokitnim aty dhe pyesnim nëse kishin ndonjë hamburger. Gjithmonë ishte Edna dhe dy vajza të tjera. Unë kurrë nuk i takova më, përsëri. Kam pyetur njerëzit në Portugali, por e kishin mbyllur “McDonalds”. Nëse kjo intervistë mund të ndihmojë në gjetjen e tyre, unë do të isha aq i lumtur. Dua t’i ftoj ato në Torino, ose Lisbonë, që të vijnë në darkë me mua, sepse dua t’u shpreh mirënjohje,” ka thënë CR7 për ITV.

    p1dl5r6r2f1ltv1st7as9k6v18nnb.jpg
    Dhe tani njëra nga këto vajzat është lajmëruar dhe ka treguar se si i jepte Ronaldos dhe shokëve të tij hamburgera.

    “Ata (fëmijët) shfaqeshin para restorantit dhe, kur mbeteshin hamburgerë, menxaheri na lejonte t’ua jepnim t’i hanin. Njëri nga djemtë ishte Cristiano Ronaldo. Ai ishte ndoshta më i ndrojturi nga të gjithë. Kjo ndodhte pothuajse çdo natë e çdo javë,” ka thënë Paula Leca për radiostacionin portugez “Renascenca”.

    Tutje ajo vazhdon rrëfimin duke thënë se i kishte treguar djalit të tij se i ka dhënë hamburgera Ronaldos.

    “Unë ende qesh me të gjithë tani. I kisha thënë djalit tim për këtë, por ai e mori si një gjë të dobët, sepse nuk mund ta imagjinonte mamanë e tij ndonjëherë duke i dhënë Cristiano Ronaldos hamburgera. Burri im e dinte për këtë, sepse ndonjëherë vinte e më merrte nga puna natën. Edhe ai më pa duke i dhënë Ronaldos hamburger. Është qesharake të kthehesh tani te diçka, që ka ndodhur kaq shumë kohë më parë”.

    p1dl5r60oi1n0lttnvr84bik289.jpg
    Paula ka thënë se do ta pranonte me dëshirë ftesën e Ronaldos për të darkuar së bashku.

    “Nëse ai do të më ftonte jashtë për darkë, do të shkoja me siguri. Gjëja e parë që do të bëja, do t’i thoja faleminderit. Patjetër, gjatë vaktit do të kishim kohë t’i kujtonim ato kohë,” përfundoi Paula. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!