×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI FUNDIT: Kombëtarja e Kosovës zhvillon një ndeshje miqësore me Amerikën

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 13:01

    Kombëtarja e Kosovës më 12 janar do të luajë me Suedinë në Katar, por në këtë periudhë ekziston mundësia që ta zhvillojnë edhe një tjetër miqësore me Amerikën


    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjinin ka bërë të ditur se po bisedohet që të luhet një miqësore në Katar ndërmjet Kosovës dhe Amerikës, shkruan Reporteri.net

    “Është e mundur që të ndodhë edhe ndeshja e dytë në Katar sepse jemi duke pritë se a mund të vijnë apo jo, ndeshja është me Amerikën, nëse ata do të mund të vijnë në kohën kur ne jemi në Katar atëherë do të luajmë me ta,” ka thënë Ademi.

    Ndryshe, për takimin me Suedinë janë të ftuar futbollistë kryesisht nga Superliga e Kosovës ku Challandes mund t’i shoh nga afër cilësitë e tyre./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!