Në restorantin ‘Proka’ në Prishtinë, një fanellë e Fadil Vokrrit gjithmonë qëndron aty, në kujtim të legjendës, që ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018.
Dashuria për Fadil Vokrrin vazhdon të jetë e madhe tek tifozët e futbollit, duke e kujtuar në mënyra të ndryshme.
I tillë është Reshat Sogojeva, i njohur në shoqërinë e tij si “Proka”, i cili tash e një kohë në restorantin e tij mbanë një fanellë të Fadil Vokrrit mbi një karrige, që është e rezervuar gjithmonë në kujtim të legjendës.
Fanella është dhuratë për restorantin nga djali i legjendës, Gramozi. “Fanella është e legjendës, Fadil Vokrrit, presidentit historik. Këtë dresë (fanellë) ma ka dhuruar djali i Fadil Vokrrit, Gramozi. Fanella është e fillimit të historisë së Kosovë në futboll qysh në vitin 2016 ku jemi pranuar”, shkruan Telegrafi.
“Puna e legjendës që e ka bërë ka bë që kjo dresë, nuk do të largohet nga kjo karrige. Mundet me ju ndërruar vendi, por nga ky lokal nuk largohet. Edhe klientët e dinë, nuk ulen këtu e dinë që është e rezervuar”.
Për Sogojevën lajmi më i tmerrshëm që e ka marr në vitet e fundit ka qenë, vdekja e Vokrrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.