×
  • Sport
  • Sport

    Leicester show: Vardy – Party në Etihad, turpërohet keq Manchester City

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 19:21

    Leicester City e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 5-2 Manchester Cityn në Etihad


    Skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers ka triumfuar ndaj asaj të Pep Guardiolas, në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e tretë në Premier Ligë, shkruan Reporteri.net

    Manchester City e nisi mirë takimin ku kaloi në epërsi me një super gol të Mahrez në minutën e 4′.

    Por, më pas erdhi radha për Jamie Vardyn që shënoi hat-trik[37′, 54′, 58′], ku dy herë realizoi nga penaltia.

    Maddison u përkujdes për një eurogol, ku në minutën e 77-të shënoi për mrekulli nga distanca.

    City deri në fund arriti ta ngushtonte epërsinë në 4-2 me anë të Ake që realizoi me kokë në minutën e 84′, por ‘Dhelprat’ shënuan sërish me anë një tjetër penaltie që e konkretizoi Tielemans në minutën e 88′ për rezultatin përfundimtar 5-2.

    Me këtë fitore Leicester zë vendin e parë në Premier Ligë me 9 pikë, derisa Manchester City është në pozitën e 13-të me vetëm 3 pikë, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!