Tashmë kanë përfunduar dy takimet Premierligës, duele këto që u zhvillua në kuadër të xhiros së 20’të në ligën angleze.
Skuadra e Tottenhamit, u befasua nga Norwichi, pasi me shumë mund djelmoshat e Mourinhos arritën të marrin një barazim në fund të ndeshjes, shkruan Reporteri.net.
Të parët që shënuan në këtë ndeshje ishin vendasit, ku përmes Vrancic kaluan në epërsi qysh në minutën e 18 të takimit, gol me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Ndërkaq, në pjesën e dytë Tottenhami filloi të zgjohet, ku gjeti golin përmes, Eriksen në minutën e 55’të, pas një goditje nga gjuajta e lirë, danezi mposhti portierin e Norwichit.
Por, nuk kaluan edhe shumë minuta Norwcihi kaloi në epërsi falë autogolit nga Aurier, e ku po mendohej se takimi do mbyllej me fitore për vendasit, Kane u rrëzua në zonën e rreptësisë, fitoi penallti dhe e ekzekutoi atë për mrekulli.
Kështu takimi Norwich – Tottenham u mbyll në 2:2.
Ndërsa, në takimin ndërmjet West Ham dhe Leicester, nuk kishte shumë befasi, pasi që “Dhleprat” shënuan 2 gola, të cilat i dhanë edhe fitoren atyre.
Kështu Leicesteri vazhdon ta ndjek Liverpoolin e Klopp, ku diferencë me pikë është -10.
/Reporoteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.