×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Hazard, humb “El Clasicon” ndaj Barcelonës

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 15:48

    Lajme të këqija për Realin e Madridit në prag të “El Clasicos” së parë të sezonit.


    Klubi “Los Blancos” ka humbur shërbimet e mesfushorit sulmues, Eden Hazard, i cili pritet të mos jetë i gatshëm për duelin e 18 dhjetorit kundër Barcelonës.

    Belgu ka pësuar një frakturë në kyçin e këmbës së djathtë, ku u përplas me shokun e tij në kombëtare, Thomas Meunier në sfidën e UEFA Champions League mes Realit dhe Paris Saint Germain. Kjo sjellë dhimbje koke për Zinedine Zidane, i cili duhet të bëj plane pa Hazard për duelin e “Camp Nou”.

    Gjithashtu, belgu 27-vjeçar mbyll edhe zyrtarisht vitin 2019, ku pritet të rikthehet në fushë në fillim të vitit të ardhshëm. Nga ky lajm ndryshojnë edhe planet e Zizu, që për duelin ndaj katalanasve do ta rreshtojë skuadrën nën modulin 4-4-2, me Gareth Bale dhe Karim Benzema në sulm.

    Ndërkohë, Marcelo është gjithashtu në dyshim për ndeshjen pasi ai pësoi një tërheqje muskulare, por duhet t’i nënshtrohet të tjera vizitave mjekësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!