×
  • Sport
  • Sport

    Lëndohet Zhegrova, s’ftohet në skuadrën e Lille për ndeshjen kundër Nantes

    Reporteri
    12 Gusht 2022 | 21:35

    Edon Zhegrova nuk është në formacion të Lille as për ndeshjen javës së dytë që skuadra e tij e zhvillon si mysafire e Nantes.

    Zhegrova luajti vetëm 3 minuta në ndeshjen e parë që Lille e zhvilloi kundër Auxerre, të cilën e mposhti me rezultat 4-1.

    Besohet se sulmuesin kosovar është duke e shqetësuar një lëndim i vogël, por për çfarë lëndimi ende nuk është bërë e ditur nga klubi francez. Madje ai sot as nuk ka udhëtuar me Lille.

    Sido që të jetë, Lille synon ta marrë edhe fitoren e dytë sonte kundër Nantes derisa në vijën e sulmit kanë startuar me Bayo, Bamba, Cabella dhe Jonathan David.

    Kujtojmë që Nantes barazoi në ndeshjen e tyre të parë me rezultat 0-0 kundër Angers. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!