×
  • Sport
  • Sport

    Letra emocionuese e Thiago Alcantaras pas largimit nga Bayern Munich

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 16:57

    Thiago Alcantara ka vendosur për t’u larguar nga kampionët e Europës, Bayern Munich, për t’u bashkuar me Liveproolin.


    Mesfushori spanjoll ka vendosur të postojë një letër emocionuese në rrjetet sociale drejtuar tifozëve dhe klubit të Bajernit.

    “Po, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën time. Vendosa të mbyll kapitullin me një klub të mrekullueshëm. Klubi ku u rrita dhe u përmirësova si lotjar gjatë 7 viteve. Fitore, suksese, momente gëzimi dhe disa çaste të vështira. Por ajo për të cilën jam më shumë krenar është që mbërrita në Mynih si një djalë plot me ëndrra dhe tani largohem i kompletuar dhe identifikohem me klubin, historinë, filozofinë dhe traditën.

    Këtu mësova si të respektoj traditat dhe edhe pse them lamtumirë sërish nuk do iu harroj: Mia San Mia. Unë dhe familja ime kemi jetuar momente të mrekullueshme. Familja e Bayernit më ka trajtuar gjithnjë shumë mirë dhe më keni dashur çdo sekondë.

    Vendimi është i lidhur vetëm me arsye sportive. Si një futbollist desha një aventurë tjetër. Bayerni gjithmonë do jetë në zemrën time. Faleminderit Bayern”, përfundon letra emocionuese e Thiagos.

    Image

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!