×
  • Sport
  • Sport

    Liverpool – Flamengo | Finalja e Kupës së Botës për klube shkon në vazhdime

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 20:32

    Nuk ka fitues brenda 90’të minutave lojë të rregullt në takimin e finales së Kupës së Botës për Klube ndërmjet Liverpoolit dhe Flamnegos.


    Edhe pse me raste të shumta nga të dyja skuadrat, me një rast në fund të ndeshjes, të shqyrtuar edhe nga sistemi “VAR”, ndeshja Liverpool- Flamengo shkon në vazhdime, shkruan Reporteri.net.

    Skuadra e Jurgen Klopp gjatë gjithë ndeshjes ishin më kërkues, ku në minutat e fundit të takimit, ishte një rast i dyshimtë për penallti, pasi Mane u rrëzua në zonën e rreptësisë, por me rishikimin me “VAR” nuk doli të ishte ndërhyrje e palejueshme.

    Të shohim se si do të rrjedh ndeshja në vazhdime, dhe nëse për 30’minuta nuk do të ketë gola, atëherë takimi do të vendoset me penallti.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!