×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli gjunjëzon Tottenhamin e Mourinhos, Firmino heroi i ‘Të Kuqve’

    Reporteri
    16 Dhjetor 2020 | 22:55

    Liverpooli e ka mposhtur me rezultat 2-1 Tottenhamin në një ndeshje të zjarrtë në Anfield


    Skuadra e Jurgen Kloppit dominoi tërë takimin, por fitoren e arriti në minutat e funidt, shkruan Reporteri.net

    Salah fillimisht kaloi në epërsi Liverpoolin në minutën e 26-të, por Son u kundërpërgjigjë shpejt duke barazuar në 1-1 në minutën e 33-të.

    Në pjesën e dytë Liverpooli shtoi presionin në portën e Tottenhamit, por goli edhi në minutën e 90-të nga Roberto Firmino që shënoi me kokë.

    Pas kësaj fitore, Liverpooli tani kryeson kampionatin anglez me 28 pikë, tre më shumë se Tottenham që ka 25 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!