Takumi Minamoto do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Liverpooli sot (e mërkurë) përpara transferimit të tij nga Red Bull Salzburg.
Para disa ditësh u raportua se Liverpooli fitoi konkurrencën e fortë për të siguruar shërbimet e japonezit, Minamoto.Shifrat e marrëveshjes u raportuan rreth tetë milionë euro, pasi aq thuhet se ishte edhe klauzola e lojtarit në kontratë.
Sipas mediave angleze, Minamoto do të udhëtojë sot (e mërkurë) drejt Liverpoolit për t’i kryer testet mjekësore para transferimit.
Transferimi i sulmuesit anësor japonez pritet të fuqizohet me 1 janar atëherë edhe kur fillon zyrtarisht afati kalimtar dimëror.
Minamino ka shënuar nëntë gola dhe 11 asistime deri tani këtë sezon, ndërsa njëri gol ka ardhur pikërisht ndaj Reds në Ligën e Kampionëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.