×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli tregon se është kampion, e fiton derbin ndaj Arsenalit

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 22:55

    Liverpooli ka fituar derbin ndaj Arsenalit me rezultat 3-1, ndeshje e zhvilluar kjo në “Anfield Road”.


    “The Reds” nuk e filluan mbarë takimin, pasi ishin mysafirët që kaluan në epërsi me golin e Alexandre Lecazette në minutën e 25′.

    Por vendasit reaguan vetëm pas 3 minutash dhe barazuan shifrat në 1-1 përmes golit të Manes, kurse Andrew Robertson shënoi për 2-1 në minutën e 34-të me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.

    Dy minuta pa përfunduar takimi Diogo Jota, transferi i ri i Liverpoolit shënoi për rezultatin final 3-1.

    Pas kësaj fitoreje, Liverpooli zë pozitën e dytë me 9 pikë, aq sa ka edhe Leicester City, por që renditet i pari për shkak të golaverazhit më të mirë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!