×
  • Sport
  • Sport

    Llapi barazon me Drenicë, ‘film’i njëjtë edhe në takimin Dukagjini – Ulpiana

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 17:25

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll.


    Llapi-Drenica dhe Ulpiana-Dukagjini ishin duelet e ditës së sotme, të vlefshme për xhiron e gjashtë.

    Të dyja këto ndeshje përfunduan pa fitues.

    Llapi barazoi 1:1 me Drenicën, duke bërë që të mos arrijë ende fitore në edicionin e ri të Superligës edhe pas gjashtë ndeshjeve dhe vendoset në pozitën e fundit me tri pikë.

    Në anën tjetër, Drenica shkoi në kuotën e 11 pikëve në vendin e tretë përkohësisht.

    Ndeshja tjetër mes Ulpianës dhe Dukagjinit përfundoi pa fitues dhe pa gola. Kështu, Ulpiana grumbullon pesë pikë në vendin e tetë, kurse Dukagjini ka tri pikë në vendin e nëntë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!