Skuadra e Llapit është fituese e Kupës së Kosovës në futboll. Llapi e ka fituar Kupën pas ekzekutimit të penalltive (5:4) kundër Dukagjinit.
Koha e rregullt dhe ajo dy herë nga 15 minuta përfundoi baras.
Me triumfin në Kupë, Llapi e ka siguruar edhe daljen në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës. Për Llapin është hera e parë që fiton Kupën e Kosovës.
Llapi dhe Dukagjini u përballën sonte në finalen e Kupës së Kosovës në futboll,që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Fituesi i Kupës u vendos pas ekzekutimit të penalltive.
Për Llapin luajtën: Çoriqi në portë, në mbrojte Peposhi, Idrizi, Prençi dhe Emini, në mesfushë, Shabani, Arbor Ramadani dhe Hoti, si dhe treshja e sulmit, Sadriu, Selmani e Januzi. Trajner i Llapit: Tahir Batatina.
Kurse Dukagjini, në portëpati Altik Muhaxhinin, pasta, Basriu, Syla, Kuqi, Gashi, Hasanaj, Millaku, Jashanica, Merlaku, Osmani dhe Mulaj. Trajneri i Dukagjinit: Armend Dallku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.