Skuadra e Superligës së Kosovës, KF Llapi nuk është duke kaluar në momentet më të mira, përcjell Reporteri.net.
Në 7 ndeshjet e fundit, skuadra e Tahir Batatinës është me vetëm një fitore në total, ku e mundi Gjilanin 2-0 në Kupë.
E, së fundmi Llapin e mposhti edhe Prishtina, këtë madje e bëri edhe në Superligë edhe në Kupë, ku në dy ndeshjet triumfoi me rezultat të njëjtë, 2-1.
Ndërkaq, në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net, menaxheri i Llapit, Tahir Batatina tha se skuadra që ai udhëheq nuk kanë patur fat në ndeshjet e Superligës.
Ndeshjet e fundit të KF Llapit:
Ballkani – Llapi 1:0 (kampionat)
Llapi – Drenica 3:3 (kampionat)
Gjilani – Llapi 1:1 (kampionat)
Llapi – Gjilani 2:0 (kupë)
Llapi – Dukagjini 1:2 (kampionat)
Prishtina – Llapi 2:1 (kampionat)
Prishtina – Llapi 2:1 (kupë)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.