×
  • Sport
  • Sport

    Llapi mposht Ballkanin, Drita rimerr kreun e tabelës

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 15:57

    Llapi e ka mposhtur Ballkanin në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.


    Llapjanët e filluan më mirë takimin duke krijuar tri shanse të arta shënimi.

    Por, Valmir Veliu, Mentor Zhdrella e Kastriot Selmani, dështuan të shënon nga afërsia.

    Ballkani filloi më pas rrezikimin me anë të Blend Baftiut që gjuajti me kokë në minutën e 35-të, por topi shkoi vetëm pranë portës.

    45 minutat kishin një intensitet edhe më të lartë, aty ku pasuan dy kartonë të kuq dhe një gol.

    Ishte minuta e 62-të kur Marijan Çoriç u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi bëri ndërhyrje të palejueshme ndaj Mevlan Zekës.

    Gjashtë minuta nga rasti i kartonit të kuq, Llapi kaloi në epërsi me golin e Edon Sadriut edhe pse ishin me dhjetë lojtarë në fushë.

    Edhe Ballkani mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Mevlan Zeka pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të.

    Skuadra nga Theranda tentoi deri në fund të merrte një pikë, mirëpo djelmoshat e Tahir Batatinës ishin të vëmendshëm.

    Pas javës së 22-të, Ballkani ka lëshuar kreun e tabelës te Drita, pas ka 45 pikë, dy më pak se gjilanasit, derisa Llapi është ngritur në vendin e gjashtë me 26 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!